Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) vendosi kualifikimin e tri kandidaturave për në Gjykatën e Lartë, ndërsa skualifikoi nga ky konkurrim kandidaturat e Eduart Qehajajt dhe Florin Demollarit.
Në garë për në këtë institucion janë Ervis Pupe, Ilir Panda dhe Sokol Sadushi pasi referuar rezultateve të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit, ata i plotësonin ato.
Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në kërkesat e gjykatave të ndryshme vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta.
Ndërsa nesër në orën 12:30 do të zhvillohet ,mbledhja e radhës nga KLGJ. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, ku 16 prej tyre duhet të jenë gjyqtarë karriere dhe 3 nga avokatia, shoqëria civile, pedagogë ose jurist i shquar me mbi 15 vjet punë.
Aktualisht në Gjykatën e Lartë ushtron detyrën vetëm një gjyqtar, pasi të tjerët ose janë shkarkuar, ose kanë dhënë dorëheqjen.