Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
KLGJ nis përzgjedhjen e kandidatëve, gati ngritja e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve gjyqtarë për ngritjen e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, KLGJ shqyrtoi disa nga prioritet në lidhjen me funksionimin e Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe emërimin e kandidatëve për magjistratë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës.
Më përputhje me kompetencat e përcaktura nga ligji, KLGJ vendosi nisjen e procedurës për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve pranë Gjykatave së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke i hapur rrugë krijimit të këtyre gjykatave. Gjithashtu KLGJ nisi procesin e komunikimit me institucionet shtetërore kompetente për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve për magjistratë të diplomuar në vitin 2018.
Ndërkohë, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi deklarimin e mbarimit të statusit të gjyqtarit Metush Saraçi, për shkak dorëheqjeje.