Flash News

KRYESORE

KLGJ përcakton numrin e kandidatëve që do të pranohen në Shkollën e Magjistraturës

KLGJ përcakton numrin e kandidatëve që do të pranohen

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përcaktuar gjatë mbledhjes së sotme numrin maksimal të kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës.

KLGJ njofton se janë 25 kandidatë që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot, me datë 29.01.2019, mbledhjen e radhës, ku vendosi caktimin dhe publikimin e numrit maksimal të kandidatëve magjistratë, profili gjyqtar, prej 25 (njëzet e pesë) kandidatë që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi caktimin e 25 (njëzet e pesë) kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Përveç përcaktimit të numrit maksimal të këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë dhe në funksion të transparencës këtij procesi, Këshilli i Lartë Gyqësor miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Të fundit