Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Këshilli i Lartë Gjyqësor pati sot si temë kryesore të diskutimit ngërçin e krijuar për funksionimin e Gjykatës së Lartë.
Zv.kryetari Maksim Qoku u shpreh se Organika gjyqësore e Gjykatës së Lartë përbëhet nga 19 anëtarë.
Komisioni i zhvillimit të karrierës i ka kërkuar informacion për anëtarët dhe sipas informacioneve të përcjella 3 prej anëtatëve u ka mbaruar mandati para vetingut, 5 prej tyre iu është ndërprere mandati pasi kanë hequr dorë dhe 6 janë shkaktuar nga detyra nga vettingu, një prejt tyre nuk e ushtron detyrën për shkak të angazhimit në KLGj. Aktualisht janë 2 anëtarë, njëri me mandat të përfunduar, ndërsa anëtari tjetër ëshë në pritje të vendimit nga KPA.
Keshtu KLGJ vlereson se problemi qe kerkon nje zgjidhje te menjehershme eshte formimi i një trupe me tre anëtarë për funksionimin e Gjykatës së Lartë. Keshilli i Larte eshte fokusuar kryesisht në tre pika kryesore:
- Plotesëmi përfundimisht i trupës së Gjykatës së Larte
2.Trajtimi i cështjeve të mbetura në gjykatë
3. Shmangien e vonesave të shqyrtimit në këtë gjykatë
Sipas zv/kryetarit Qoku, KLGJ ka detyrë të sigurojë funksionalitetin e Gjykatës së Lartë.
KLGJ mundëson çeljen e garës për juristët më të spikatur që mbarti ekspertizën e nevojshme për t’u bërë pjesë e kolegëve të Gjykatës së Lartë, ndersa u listuan edhe problematikat më emergjente:
Së pari, shqyrtimi i çështjeve në lidhje me kërkesat për ekstradim, të cilat në rast të tejkalkmit të afateve sjell edhe shfuqizim të masës “arrest ne burg”
Së dyti, pamundësia e ankimeve të veçanta të gjykatave civile për kompetencë apo juridiksion.
Së treti, pamundësia e ankimeve të veçanta të gjykatave admistrative për kompetencë juridiksion.
Së katërti, pamundësia e ankimeve te veçanta të gjykatave për kompetencë jurdiksion.
Së pesti, pamundësia për të shqyrtuar kërkesat për mosekzekutim të vendimeve rë formës së prerë, që mund të krijojnë efekte të pakthyeshme.
Së gjashti, eksodi i ankimeve që shkojnë në Srasburg pa u ezauruar në gjykatën e larte.
Së shtati zgjatja e peoceseve.
Së teti, pamundesia për vendimeve që unifikojnë praktikën gjyqësore.
Në mbledhje Këshilli i Lartë Gjyqësor diskutoi edhe mbi mundësitë për nxjerrjen nga ngërçi të Gjykatës së Lartë, duke vecuar tre shtyllat kryesore:
1.Skema e delegimit të gjyqtarëve.
2.Aplikimi i transferimit të përkohshëm.
3.Aplikimi i caktimit të gjyqtarëve në një cështje të caktuar