Flash News

KRYESORE

Klienti godet me thikë pronarin e lokalit në Shkodër, autori shpallet në kërkim

Klienti godet me thikë pronarin e lokalit në Shkodër, autori

Pronari i një lokali në Shkodër ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë nga një klient.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ku shtetasi me inicialet Y. Sh, 40 vjeç, banues në Shkodër ka plagosur shtetasin Sh. A, 50 vjeç, për motive të dobëta.

Sipas policisë, i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shpallur në kërkim autori i ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për detaje të mëtejshme.

Të fundit