Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Jurgen Klopp ka shfrytëzuar konferencën për shtyp para sfidës me Manchester United për të shprehur indinjatën e tij mbi Kupën e Afrikës. Mane, Salah dhe Keita nuk do të luajnë ndaj "Djajve të kuq" dhe kjo sepse duhet të jenë me kombëtaret e tyre.
“Spostimi i turneut në dimër? Duhet të flasim vërtetë për këtë?! Kam respekt për këtë kompeticion, e kam ndjekur shpesh, por të luash një turne të tillë në mes të sezonit është një problem i madh. Kjo nuk i ndihmon lojtarët afrikanë", ka deklaruar gjermani.
“Nuk diskutohet se nuk do t'i shesim për këtë arsye, por klubet që duan të blejnë një lojtar afrikan duhet të marrin në konsideratë faktin që nuk do ta kenë në dispozicion për të gjithë janarin”, ka shtuar tekniku.