Flash News

KRYESORE

Klopp apo Guardiola, Rakitic tregon trajnerin e tij të preferuar

Klopp apo Guardiola, Rakitic tregon trajnerin e tij të preferuar

Kush është trajner më i mirë, Pep Guardiola apo Jurgen Klopp? Po të pyesim 100 mijë fansa të futbollit, me siguri përgjigjet do të jenë shumë pranë raportit 50-50, sepse po flasim për dy trajnerët më të kuotuar të momentit.

I fundit që është pyetur për këtë është Ivan Rakitic. Mesfushori i Barcelonës ka zgjedhur si të preferuarin e tij trajnerin e Liverpool-it, Klopp.

“Mendoj se tani për tani Klopp është trajneri më i mirë në botë. Ai është në krye të Premier League, skuadra e tij po luan shkëlqyeshëm dhe kanë një ecuri fantastike. Mendoj se në dy vitet e fundit Klopp e kalon Guardiolën", ka thënë kroati.

Të fundit