Flash News

KRYESORE

Klopp dhuron show në konferencë, acarohet keq me gazetarët

Klopp dhuron show në konferencë, acarohet keq me gazetarët

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është acaruar me gazetarët që i kujtojnë statistikat dhe histori kur kryesuesit e kanë humbur vendin e parë në fund. Numri një i stolit mendon se ekipi i tij është në gjendje të fitojë kampionatin dhe nuk ka asnjë dyshim për diçka të tillë.

Ai u kthehet dhe gazetarëve duke i kërkuar të mos e lodhin me histori të tilla, pasi nuk i beson aspak. "Mendoj se e kam thënë shpesh dhe vazhdoj ta them që nuk jam fare i interesuar te numrat dhe në këto lloj historish.

"Gjithsesi, është pjesë e punës, pasi kur je në krye janë shumë njerëz që shpresojnë që ti do dështosh. Nuk i dëgjoj fare të jem i sinqertë. Do të mundohemi të fitojmë ndaj Bornemouth.”

Të fundit