Flash News

KRYESORE

Klopp harron fitoren, dhuron show në konferencën për shtyp

Klopp harron fitoren, dhuron show në konferencën për shtyp

Trajneri Jurgen Klopp mbetet shumë i veçantë. Numri një i stolit të Liverpoolit i pyetur në lidhje me rekordin e vendosur nga ekipit i tij është munduar të anashkalojë zëra të tillë. "Fantastike që kemi vendosur rekord. Kjo është e rëndësishme për tifozët tanë.

"Mjaft mirë, pasi tregon se skuadra ka qenë gati për të luftuar dhe ndeshur me të gjithë duke treguar shpirt të lartë gare. Rekordet çfarë të japin? Asgjë ende. Kënaqësi që dëgjojmë që kemi thyer rekorde, por vetëm aq. Ne jemi të interesuar se çfarë mund të marrim në verë dhe asgjë s'është mbyllur ende. Kaluam një ndeshje të fortë, vjen tjetra me Manchester United. Rrugë e gjatë.

"Titulli? Nuk jam i interesuar. Në momentin që do të kemi aq shumë pikë sa nuk mund të na arrijë askush, atëherë mund të flasim. Deri atëherë, nuk jam aspak i interesuar për diçka të tillë".

Nuk mund të mungonin dhe batutat e trajnerit gjerman. "Dhomat e zhveshjes së Tottenhamit janë fantastike. Merita të mëdha kushdo që e ka bërë", - tha me të qeshur trajneri.

Të fundit