Flash News

KRYESORE

Klopp i habit të gjithë, tregon ekipin favorit për Champions

Klopp i habit të gjithë, tregon ekipin favorit për Champions

Champions League do të rikthehet ditën e martë dhe kampionët në fuqi të Liverpoolit kanë një ndeshje të vështirë me Atletico Madridin. Trajneri Jurgen Klopp nuk e sheh ekipin e tij favorit për fitimin e kupës veshgjatë, por mendon Juventusi është më favorit.

"Përpara fillimit të sezonit ishte Juventusi ekipi im favorit për të fituar Championsin. Nuk arrij do ta kuptoj se përse ata nuk janë 10 pikë përpara vendit të dytë. Ata kanë një ekip me shumë lojtarë cilësorë, ku të gjithë janë yje. Është një çmenduri.

"Bayern Munchen gjithashtu ka një super ekip, por dhe PSG-ja nuk duhet harruar. Barcelona është gjithmonë aty, nuk ka nevojë për koment. Manchester City do të bëjë çmos për ti shkuar deri në fund. Ndërsa ne nuk jemi favorit. Ajo që synojmë tani është rezultati pozitiv në sfidën e të martës në Madrid" - tha Klopp.

Të fundit