Flash News

KRYESORE

Klopp i shtang të gjithë: Fituam 4-0, por Southampton ishte super!

Klopp i shtang të gjithë: Fituam 4-0, por Southampton ishte super!

Si reagon një trajner i zakonshëm, kur fiton 4-0 në ligën më të fortë në Europë? Po ja, thotë për shembull se ka një super skuadër dhe se ka punuar shumë.

Ndryshe ndodh me trajnerin Jurgen Klopp, një njeri aspak i zakonshëm. Pas fitores së sotme 4-0 me Southampton-in, gjermani u bëri komplimente kundërshtarëve. Sipas tij, ata janë super ekip.

"Mendoj se Southampton ishte fantastik. Jemi në Premier League dhe të gjitha skuadrat janë të frikshme. Rivalët m'u dukën të fortë. Edhe kur ndeshja ishte 4-0 për ne, Southampton nuk u dorëzua", u shpreh tekniku pas ndeshjes.

"Kam vite si trajner profesionist dhe mëbesoni kur them se nuk kam parë një shpirt gare si ky i Southampton-it. Më duken uau! Ata meritojnë çdo fjalë të mirë”, shtoi Klopp.

Të fundit