Flash News

KRYESORE

Klopp i tregon targën Guardiolës, fiton çmimin e radhës në Angli

Klopp i tregon targën Guardiolës, fiton çmimin e radhës

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, po dominon krejtësisht në Angli me ekipin e tij. Skuadra e "Redsave" ka fituar 8 ndeshje radhazi, ndërsa numri një i stolit i sheh larg rivalët pas vetes.

Gjermani është shpallur si trajneri i muajit. Ai e fiton këtë çmim për të dytën herë radhazi, pasi e fitoi dhe në muajin gusht. Shtatori ka qenë magjik për numrin një të Liverpool-it, pasi fitoi ndaj Newscatle, Chelsea dhe Sheffield United.

Fituesit e Champions Leagues po i japin kënaqësi të shumta trajnerit të tyre, pasi pas fitimit të Champions Leagues, kryesimit të kampionatit, duket se tashmë është radha për trofetë personal. Klopp është më i miri i gushtit dhe shtatorit.

Të fundit