Flash News

KRYESORE

Klopp i vë syrin lojtarit të kombëtares gjermane, shet një yll për të

Klopp i vë syrin lojtarit të kombëtares gjermane, shet një

Frikë nga Coronavirus aspak, plane për merkaton po.

Kështu mund ta përmbledhim situatën aktuale të klubeve europiane të futbollit, të cilat duhet të mendojnë për merkaton e janarit. Jurgen Klopp po e bën. Ai do që Liverpool në verë të blejë sulmuesin e Leipzig-ut, Timo Werner.

Lojtari i kombëtares gjermane është titullar absolut në majën e sulmit, sepse Gjermania prej vitesh vuan për një pykë dhe shpresat e gjermanëve janë tek ai. Klopp e vlerëson dhe duket se do të bëjë një sakrificë të madhe për blerjen e tij.

Në sulmin e Liverpool-it luan treshja Mane-Salah-Firmino, por duket se Klopp mendon se ka ardhur koha për ndryshime. Njëri prej tyre ose nuk do të jetë titullar, ose do të shitet.

Të fundit