Flash News

KRYESORE

Klopp mahnitet nga lojtari i tij: Nuk kam parë askënd si ai

Klopp mahnitet nga lojtari i tij: Nuk kam parë askënd si ai

Firmino nuk është tipik sulmues pykë, por 28-vjeçari ka shënuar 8 gola këtë sezon në Premier League dhe numëron 7 asiste me skuadrën e Liverpool-it.

Trajneri i "Të kuqve", Jurgen Klopp, është admiruesi më i madh i lojtarit brazilian dhe këtë e ka shprehur në një intervistë të fundit.

"Firmino për mua është unik. Ai është i jashtëzakonshëm me topin dhe e konsideroj si një lojtar shumë inteligjent. Ai di t’i shfrytëzojë shumë mirë aftësitë e shokëve të ekipit dhe nuk e ekzagjeroj kur them se nuk njoh një tjetër si Firmino", ka deklaruar Klopp.

Të fundit