Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Klopp: Messi më i miri i këtij brezi, por s'e meriton "Topin e Artë"
Jurgen Klopp mendon se Leo Messi është më i miri në botë, por nuk e meriton "Topin e Artë" për këtë vit. Argumenti i tij është Champions League i fituar nga lojtari i tij më i mirë, Virgil van Dijk.
“Nëse ‘Topi i Artë’ është për futbollistin më të mirë të këtij brezi, atëherë ky trofe duhet t’i jepet gjithmonë Leo Messit. Ky është fakt dhe nuk ekziston asnjë dyshim", - është shprehur së fundmi trajneri i Liverpool-it.
"Megjithatë, nëse çmimi i jepet futbollistit më të mirë të sezonit të kaluar, fituesi i ardhshëm duhet të jetë Virgil Van Dijk. Nuk e di si do të zgjidhet kjo çështje, por kështu mendoj unë. Messi mbetet më i miri, por më i miri i sezonit të kaluar është padyshim Van Dijk", ka shtuar Klopp.