Flash News

KRYESORE

Klopp ngacmon Simeonen për shortin, parashikon përballjen

Klopp ngacmon Simeonen për shortin, parashikon përballjen

Liverpooli do të ndeshet kundër Atletico Madridit në 1/16 e Champions League. Kampionët në fuqi kanë një ndeshje shumë të vështirë kundër spanjollëve.

Tekniku gjerman Jurgen Klopp ka folur në lidhje me shortin. Ai ka ngacmuar dhe rivalin e tij Diego Simeone në lidhje me sfidën personale.

“Nuk besoj se Simeone është duke vrapuar nga lumturia që shorti i rezervoi Liverpoolin. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Dy ekipe që janë mësuar të bëjnë një futboll intensiv. Stile të ndryshme normalisht, por intensiteti që krijojnë në lojë të dy ekie bën që të jenë një ndeshje shumë e vështirë.”

Të fundit