Flash News

KRYESORE

Klopp përvesh mëngët: Do e shihni në "Anfield" kush jemi

Klopp përvesh mëngët: Do e shihni në "Anfield"

Trajneri Jurgen Klopp nuk dorëzohet kurrë. Ai ka paralajmëruar Atletico Madridin se ende nuk duhet të festojnë, sepse kanë edhe ndeshjen e kthimit. Gjermani ka pranuar humbjen në Champions League, por beson shumë në ndeshjen që do luhet në "Anfield".

Dje djemtë e Simeones fituan 1-0 me mesfushorin Saul që në minutën e katërt të takimit. “Të luash sfida të tilla na shërbejnë shumë, sepse mësojmë nga gabimet. Atmosfera na shpërqendroi pak. Mendoj se ata kishin mundësi të shënonin dhe golin e dytë", është shprehur Klopp.

"Nuk jemi dorëzuar. Kemi tri javë kohë për të përgatitur revanshin. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në 'Anfield' dhe ky është avantazhi ynë. E kuptoj festën e madrilenëve, por jemi ende në lojë. Për të gjithë tifozët e Atletico Madridit që do të vijnë në ndeshjen e tjetër, mirë se të vijnë në 'Anfield'", ka shtuar gjermani.

Të fundit