Flash News

KRYESORE

Klopp sot e teproi, trajneri i Liverpool-it rrezikon dënim

Klopp sot e teproi, trajneri i Liverpool-it rrezikon dënim

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, rrezikon dënimin në Angli. Sot ai festoi si i çmendur pas përmbysjes së skuadrës së tij në takimin kundër Bournemouth, që u mbyll 2-1.

Wilson shënoi i pari për Bournemouth, ndërsa Salah dhe Mane përmbysën gjithçka. Pikërisht pas golit të sulmuesit senegalez, Klopp festoi si i çmendur, duke përqafuar pjesëtarë të stafit të tij dhe duke bëritur pas gjyqtarit të katërt.

Ky i fundit, nuk replikoi më Klopp, por siç raportojnë mediet britanike, ka shënuar gjithçka në protokollin e tij. Klopp pritet të dënohet dhe gjithçka do të bëhet më e qartë në ditët në vazhdim.

Të fundit