Klopp xhindoset nga VAR: Të gjithë e pamë se ai ishte faull, por…

Sot Liverpool mund ta kishte fituar ndeshjen me Manchester United, nëse VAR do të merrej më seriozisht nga  gjyqtari Atkinson. Trajneri Jurgen Klopp ka komentuar me shumë zjarr pas ndeshjes golin e parë. Sipas tij – dhe në fakt është e dukshme – goli nuk ishte i rregullt, sepse nisi pas një faulli të dukshëm.

“E merituam një pikë. I dhamë Man United mundësinë të luajë siç e kishte planifikuar me pesë mbrojtës dhe kundërsulme. Ne nuk ishim të orientuar mirë, vuajtëm presionin dhe kjo na pengoi të sulmonim. Për golin e parë mendoj se të gjithë jemi dakord se ishte një faull, por me VAR nuk është një faull i qartë. Kjo është situata. Nuk humbëm, por ai ishte një faull i dukshëm”, – u shpreh gjermani.

“Një pikë nuk është keq, do të vazhdojmë të ecim përpara”, – shtoi Klopp.