Flash News

KRYESORE

Klopp zbulon talentin e shekullit, ai luan tek Arsenali

Klopp zbulon talentin e shekullit, ai luan tek Arsenali

Në mesjavë, Liverpool luajti në Carabao Cup ndaj Arsenalit me lojtarë shumë të rinj dhe ia doli të fitonte me penallti. Trajneri i skuadrës së kuqve, Jurgen Klopp, pas ndeshjes tha se u argëtua si rrallë herë.

E kuptueshme që ai e ka patur fjalën për lojën shumë ofensive të të dyja skuadrave dhe 10 golave që u shënuan në dy portat, por ka edhe një detaj tjetër. Sot gjermani u ndal të fliste për një lojtar special.

Bëhet fjalë për sulmuesin Gabriel Martinelli. Ai është 18 vjeç dhe luan me Arsenalin. Sipas Klopp-it, Martinelli është talenti i shekullit. "Ndeshja me Arsenalin më pëlqeu. Mendoj se është shumë e vështirë të markosh një lojtar si Martinelli. Ai është talenti i shekullit, një sulmues i jashtëzakonshëm", ka deklaruar ish-tekniku i Dortmundit.

Tani të presim merkaton e verës! Klopp e ka gati "gjahun"...

Të fundit