Flash News

KRYESORE

Klopp zgjedh mes tij e Guardiolës: Ky është më i miri!

Klopp zgjedh mes tij e Guardiolës: Ky është më i miri!

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur para ndeshjes me Manchester City-n. Ai ka vlerësuar maksimalisht teknikun Pep Guardiola dhe mendon se është më i miri në botë, pavarësisht se e ka rival.

"Kam vetëm respekt për Pep Guardiolën. E njoh atë prej një kohe të gjatë dhe për mua është gjë e madhe të jem rivali i tij. Mendoj se është trajneri më i mirë në botë, por kemi shanse të fitojmë kundër ekipit të tij, pavarësisht se është e vështirë. Kjo gjë është mjaftueshëm për mua".

"Është një ndeshje që do të futemi 100% për ta fituar. Do të japim maksimumin tonë. Ne duam të fitojmë dhe do të provojmë gjithçka që kjo të ndodhë. E dimë se është e vështirë, por do të shohim situatat që do të krijohen. E dimë se është ndeshje e madhe. E gjitha bota do ta shohë këtë sfidë".

Të fundit