Flash News

KRYESORE

Klos, personeli shëndetësor dhe banorët bëhën “një” për të shpëtuar të aksidentuarin

Klos, personeli shëndetësor dhe banorët bëhën

Megjithëse nëpër rrethe e në qytete të vogla kushtet në qendrat shëndetësore lënë shumë për të dëshiruar, ekipet mjekësore në të shumten e rasteve janë të përkushtuar ndaj punës së tyre dhe bëjnë maksimumin edhe kur nuk janë në orar pune.

Kjo ka ndodhur në Klos kur një njeri ka rënë aksidentalisht nga shkëmbi në një lartësi shumë të madhe dhe ekipi mjekësor e banorët janë bërë “ekip” duke i shpëtuar jetën, të cilët e kanë dërguar në kohë rekord në spital.

Përmes një statusi në facebook, doktoreshë Valbona Kola shkruan:

“Falenderoj nga zemra personelin e shërbimit të urgjencës së Qendrës Shëndetësore për gadishmërinë, përkushtimin dhe profesionalizmin që treguan sot për t’i shpëtuar jetën një pacienti në gjendje të rëndë, të rënë nga një lartësi shkëmbi aksidentalisht. U organizuan dhe vepruan në ekip (edhe ato që ishin në orarin e pushimit) duke tamponuar dhe ndaluar hemorragjinë masive të pacientit dhe transportin në kohë rekord në spitalin e rrethit. “

Ndërkohë mësohet se pacienti, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit