Flash News

KRYESORE

Klos/ Vuante nga depresioni, 20-vjeçari jep fund jetës me armë gjahu

Klos/ Vuante nga depresioni, 20-vjeçari jep fund jetës me armë

Një 20-vjeçar është gjetur sot i pajetë në fshatin Kurdari-Klos. Julian Çeliku dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu teke.

Mësohet se i riu u gjet nga familjarët e tij. Ata kanë treguar ne polici se i riu kishte probleme me depresionin, çka ka bërë që të ndërmarrë aktin e rëndë.

Policia ka dhënë detaje paraprake rreth kësaj ngjarje, ndërsa po vijon  veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:40, jemi njoftuar nga Specialisti i Zonës i Stacionit të Policisë Klos se, në fshatin Kurdari-Klos, dyshohet se është vetvrarë me armë gjahu një shtetas.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se:

Në njërën nga dhomat e banesës dyshohet se është vetvrarë me armë gjahu teke shtetasi Julian Çeliku, rreth 20 vjeç, banues në fshatin Kurdari-Klos.

Arma e gjahut është me leje në emër të babait të tij.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor dyshohet se vetëvrasja ka ndodhur si pasojë e depresionit.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon  veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit