Flash News

KRYESORE

Klosi: Bashkia Durrës të marrë masat për eleminimin e shitësve ambulantë

Klosi: Bashkia Durrës të marrë masat për eleminimin e

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është shprehur nga Durrësi se Bashkia duhet të marrë masa ndaj shitëzve ambulantë gjatë sezonit të verës.

“Bashkia po ashtu duhet të marrë masa për të eliminuar problematiken e shitesve ambulante, qe vjet ka qene e pranishme gjate bregdetit te Durresit. Operatoret turistike qe kerkojne te marrin plazhe me qira duhet te kene nje plan te qarte dhe te rregullt per miremenaxhimin e tij, përndryshe do ta humbase kete te drejte! Tour operatoret duhet te sigurojne vrojtues te licencuar, duhet t’i sigurojnë pushuesve pasterti, siguri dhe cilesi në shërbime dhe qarku i Durrësit e ka këtë mundësi”, tha ministri Klosi.

Më tej ai u shpreh se inspektorati i mjedisit dhe turizmit, por edhe autoritetet e tjera përgjegjëse, përfaqesues të Task Forcës se Turizmit dhe aktoret lokale, duhet te shtojne numrin e kontrolleve, per t’i paraprire problematikave.

Të fundit