Flash News

KRYESORE

Klosi dhe Salianji nuk kursehen në debat, shkak droga

Klosi dhe Salianji nuk kursehen në debat, shkak droga

Ish kreu i SHISH-it Fatos Klosi dhe ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji kanë debatuar me njëri-tjetrin për punën e Policisë së Shtetit në luftën ndaj drogës.

Salianji e quajti Klosin “Babagjysh krimi, kurse ky ia ktheu “çunak” në emisionin “360 Gradë” në Ora Neës.

Debati

Klosi: Politikë është vetëm ajo që thua ti.

Salianji: Nëse kë frikë të përballesh me krimin dhe të thuash vetëm të pavërteta, lëri të tjerët që s'kanë frikë të flasin. Dëmi më i madh që mund t'i bësh këtij vendi është riaktivizimi.

Klosi: Je shumë i vogël për të më thënë mua ke frikë.

Salianji: O babagjysh krimi që ke pas akuza shumë të mëdha. Nëse ka një situatë që e ka ndihmuar krimin dhe kriminalitetin ka qenë që në kohën kur ke qenë ti.

Të fundit