Flash News

KRYESORE

Klosi euforik: Ndjehem mirë që opozita braktisi Parlamentin, sidomos Sali Berisha

Klosi euforik: Ndjehem mirë që opozita braktisi Parlamentin, sidomos

Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe i Mjedisit në studion e emisionit ‘Ditari’ në A2 CNN, shprehet se se PD ka bërë zgjedhjen e gabuar me djegien e mandateve dhe për këtë u duhet tashmë të presin zgjedhjet e vitit 2021.

Deputeti i PS, shkon më tej, duke argumentuar se është i lumtur që opozita nuk është më në parlamend, sidomos Sali Berisha.

“Opozita ka të drejtën e saj të bëjë protestë. Mos kërkoni t’i edukojmë. Në një mënyrë apo në një tjetër, unë ndjehem mirë që ata kanë ikur nga Parlamenti. Ndjehem mirë për njerëz që unë kam debatuar, si Sali Berisha për shembull, nuk është më në Parlament. Kjo është beteja mes PD dhe PS në kaq vite. PD ka vendosur të kapitullojë”, Ata do të punojnë do të përgatisin strukturat dhe më pas do të marrin pjesë në zgjedhjet e 2021-it”, deklaroi Klosi, duke shtuar se opozita krijoi një ndjenjë frike dhe paniku më 30 qershor.

“Ne garën e kemi fituar që në momentin që ata vendosën të mos futen në zgjedhje. Ne asnjëherë nuk kemi thënë fitore, por fituan procesin zgjedhor pasi ishte një ditë që udhët të mbaheshin zgjedhje. Ne nuk kemi folur për shifra. Në pushtet lokal asnjëherë nuk marrim pjesë më shumë se 50%.Ne nuk themi që marrim 100% të votave, por marrim aq sa mund të qeverisim. Edhe lufta që bëri PD se do të ndodhin shumë gjera, u krijua një ndjesi e çuditshme dhe pati një frikë, nuk e dije se kë kishe përballë”, u shpreh Klosi.

Të fundit