Flash News

KRYESORE

Klosi tregon për projektin e ri për “Syrin e Kaltër”: Është gangrenë e turizmit shqiptar

Klosi tregon për projektin e ri për “Syrin e Kaltër”:

Ministri i i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, paralajmëroi se ka një plan të ri sa i përket përdorimit turistik të “Syrit të Kaltër”. Ai theksoi se ky stacion turistik nuk ofron asgjë tjetër përveç bukurive natyrore, e kjo duhet që të ndryshojë.

Qeveria ka një projekt të ri, të cilin do ta vërë në zbatim me buxhetin e vitit 2020.

"Sot Syri i Kaltër është i mbyllur, por edhe Syri i Kaltër është një nga ato gangrenat e turizmit shqiptar edhe pse është mbase një nga stacionet më të bukura turistike të vendit. Ka një mënyrë shumë të vjetër të menaxhimit dhe të trajtimit. Ministria ka përgatitur një projekt të ri që besoj me vitin buxhetor 2020 ne do të kemi mundësi që të bëjmë investim të plotë dhe një trajtim krejt tjetër të syrit të kaltër, që mos të jetë një vend ku vetëm bukuria e natyrës ekziston, por edhe një trajtim tjetër e cila dëshmon se jemi në një zonë më të frekuentuar po me trajtim krejt tjetër", deklaroi Klosi.

Të fundit