Flash News

KRYESORE

KLP miraton listën me 3 kandidatët që do garojnë për Kryeprokuror

KLP miraton listën me 3 kandidatët që do garojnë për

Lista me emrat e kandidatëve që i plotësojnë kushtet ligjore për prokuror të përgjithshëm u miratua sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).

Në mbledhje kanë qenë të pranishëm 9 anëtarë ndërsa kanë munguar anëtarët Besnik Cani dhe Nurihan Seiti.

Konkretisht, emrat e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm të miratuar nga KLP janë: Arta Marku, Fatjon Memçaj dhe Olsion Çela.

Vendimi për miratimin e listës u mor në bazë të nenit 148/a të Kushtetutës, të nenit 22 të ligjit nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nenit 17/pika 4 të rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.

Këta tre kandidatë do të vazhdojnë garën e mëtejshme për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ndërkohë KLP njofton se në datën 13 nëntor 2019, duke nisur nga ora 9.30 tgre kandidatët në garë do t’i nënshtrohen intervistave përkatëse sipas rendit alfabetik.

Të fundit