Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
KLSH audit në tre bashki: Skema e ndihmës ekonomie nuk është efektive në zbutjen e varfërisë
Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se skema aktuale e ndihmës ekonomike, nuk është efektive në zbutjen e varfërisë referuar numrit të familjeve që dalin nga skema për shkak të punësimit dhe përmirësimit të kushteve social-ekonomike të tyre.
KLSH ka bërë publik raportin pas një auditi të zhvilluar në tre bashki në vend, Tiranë, Fier e Vlorë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe NJQV subjekte të auditimit, 16 masa organizative dhe 4 për përmirësim ligjor, me afat zbatimi vitin 2018 dhe fillim-vitin 2019.
Raporti i plotë i KLSH-së
Kontrolli i Lartë i Shtetit në zbatim të programit të auditimit nr. 134/1, datë 25.04.2018 ka kryer auditimin e performancës “Varfëria në Shqipëri dhe roli i shtetit në zbutjen e saj” në Ministrinë e Shëndetësisë Mbrojtjes Sociale (MSHMS), Bashkinë Fier, Bashkinë Tiranë dhe Bashkinë Vlorë, për periudhën Janar 2012-Maj 2018 të aktivitetit të këtyre institucioneve mbi programin e Ndihmës Ekonomike. Me Vendimin nr. 144, datë 28.09.2018 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit për përmirësimin e gjendjes, duke i rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe NJQV subjekte të auditimit, 16 masa organizative dhe 4 për përmirësim ligjor, me afat zbatimi vitin 2018 dhe fillim-vitin 2019.
Nga ky auditim, është konkluduar në mesazhin se : Në Shqipëri nuk ka një vlerë të miratuar nga qeveria të minimumit jetik dhe kufirit të varfërisë, mbi të cilën të bazohen politikat dhe studimet e përkujdesit social. Skema aktuale e Ndihmës Ekonomike, si instrument i MSHMS dhe institucioneve të varësisë për përkujdesjen sociale, nuk është efektive në zbutjen e varfërisë referuar numrit të familjeve që dalin nga skema për shkak të punësimit dhe përmirësimit të kushteve social-ekonomike të tyre. Ineficienca e sistemit elektronik lidhet me aplikimin e formulës së unifikuar të pikëzimit, e cila nuk është vlerësuar në bazë të kushteve koherente të familjeve në nevojë. Mbështetja e qeverisë me programin e Ndihmës Ekonomike do të ishte efektive nëse kontributi do të vlerësohej paralelisht me nivelin e përgjithshëm të çmimeve, me produktet e shportës së konsumit dhe me studime dinamike për riintegrimin e individëve në shoqëri.
A.Shuma e përcaktuar nga skema e Ndihmës Ekonomike nuk reflekton nevojat reale dhe aktuale të individëve dhe familjeve, duke qenë se nuk ka një vlerë zyrtare të përditësuar të minimumit jetik në Shqipëri. Njëkohësisht studimet e tjera të kryera mbi vlerën e minimumit jetik nga institucione publike nuk janë marrë dhe nuk mund të merren si shifra zyrtare, për aq kohë sa nuk janë miratuar me akte ligjore apo nënligjore. Por të mos harrojmë se masa e pamjaftueshme e përfituar nga skema e Ndihmës Ekonomike bën që individët të sigurojnë të ardhura me mënyra alternative, gjë e cila stimulon krimin ekonomik.
B.Mungesa e vlerësimit të ndikimeve të skemës së re të Ndihmës Ekonomike në zonat pilot lidhur me riintegrimin e individëve bën që problemet e hasura gjatë fazës së pilotimit në të ekzistojnë ende tani që skema aplikohet në të gjithë vendin duke cenuar përmbushjen e një kërkese të këtij objektivi strategjik. Por edhe numri i familjeve që kanë dalë nga skema e Ndihmës Ekonomike nëpërmjet përfshirjes në tregun e punës vazhdon të jetë shumë i ulët, duke mos arritur objektivin A5 të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2015-2020. Objektivi strategjik përcakton se brenda vitit 2017 do të përfshiheshin në politikat aktive të tregut të punës 5% e përfituesve të ndihmës ekonomike, ndërsa sipas të dhënave të SHSSH për këtë vit kjo shifër nuk kalon 4%.
Vlerësimi i masës së Ndihmës Ekonomike ndihet i nevojës të përcaktohet si standard ligjor për të ndarë pjesën e popullsisë të varfër nga popullsia jo e varfër në shkallë kombëtare, nivel qarku dhe NJQV. Të bazuarit e politikës së re (2014-2018) të skemës së Ndihmës Ekonomike, mbi modalitetin dhe vlerën e saj, tek një vlerësues i “vjetër” dhe i pa korrektuar me indikatorët e tjerë të varfërisë, tregon qartë për ndryshime joreale dhe mungesë të theksuar transparence të ministrisë lidhur me objektivat dhe targetat që kërkojnë të përmbushin.
C.Rekomandimet e dhëna në këtë auditim janë të orientuar kah procesit dhe sistemit, duke qenë se vet auditimi shërben si gur kilometrik, të asaj që çfarë është arritur dhe ku konsistojnë problematikat. Në vija të përgjithshme, ndërmjet të tjerave, KLSH ka rekomanduar që:
-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të marrë masa që së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, INSTAT dhe aktorët e tjerë të përfshirë të përcaktojnë metodologjinë e përllogaritjes së vlerës së minimumit jetik në Shqipëri dhe përditësojnë atë periodikisht.
-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të hartojë një studim për nxitjen e punësimit, i cili të ketë në fokus vetëm përfituesit e ndihmës ekonomike dhe rritjen e mundësive të tyre për punësim.
-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të propozojë plotësimin e VKM nr. 956, datë 7.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve dhe të detajeve të formulës së unifikuar të pikëzimit për përfitimin e ndihmës ekonomike” duke bërë transparente Formulën e Unifikuar të Pikëzimit që përcakton përfituesit e ndihmës ekonomike, duke përfshirë peshat specifike që vlerësojnë variablat dhe përqindjet e tyre.
-Struktura e auditit në MSHMS të identifikojë dhe argumentojë shkaqet e zgjatjes së afatit për sistemin e pilotuar të skemës së NE në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe zbatimit në nivel kombëtar të skemës së reformuar, duke evidentuar strukturat përgjegjëse dhe efektet financiare.
-MSHMS, në bashkëpunim me institucionet e lidhura, të përcaktojë nivelin real të varfërisë në vend, analizuar sipas nivelit të çmimeve, shportës së konsumit, nivelit të shpenzimeve dhe nivelit të inflacionit, me qëllim për të vlerësuar drejtë kontributin në reduktim të varfërisë dhe ruajtjes së transparencës mbi shpenzimin e fondeve publike për reduktimin e saj.
-MSHMS, në bashkëpunim me institucionet e varësisë, të ndërtojë dhe përditësojë hartën e varfërisë në nivel kombëtar, në nivel qarku dhe në nivel NJQV, në mënyrë që ulja fiktive e numrit të familjeve të varfra në vend përmes daljes nga skema, të mos kthehet si qëllim në vetvete.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38