KLSH kallëzon në prokurori 6 ish zyrtarë të hipotekës së Gjirokastrës

Kontrolli i Lartë i Shtetit(KLSH) kallëzoi në Prokurorinë e Gjirokastrës 6 ish-zyrtarë të hipotekës në Gjirokastër, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me regjistrimin e pronave. Në bazë të konstatimeve të KLSH-së, rezulton se ish-zyrtarët kanë kthyer rrugë dhe përrenj në tokë trualli, e gjithashtu kanë kryer shkelje edhe me procedurat për regjistrimin e pronave.

Shkeljet u gjetën pas një auditimi të realizuar për periudhën 2017-2019, ku u konstatua se 3 ish regjistrues dhe 3 specialistë të hipotekës në Gjirokastër kanë abuzuar me zërat kadastral.

Po ashtu KLSH ka vërejtur se gjatë kësaj periudhe janë kryer regjistrime te pronave me dokumente kopje, si dhe janë legalizuar objekte që bien mbi rruge e trotuare.

Në 15 raste rezulton se personat e kallëzuar kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme me dokumente fotokopje të pa noterizuar, si dhe është kryer në mungesë të marrëdhënieve me truallin, raporton Abc news.

U konstatua se në disa raste, punonjësit e hipotekës kanë regjistruar ndryshim zërit kadastral nga pyll në truall, me sipërfaqe 2400 m2.

Ish zyrtarët e hipotekës akuzohen për shkelje të ligjit në regjistrimet e paligjshme të pronave, si dhe tjetërsimin e tyre në kundërshtim me ligjin.