Flash News

KRYESORE

Klubi britanik ofertë lojtarit të Kombëtares, 2.7 mln stërlina për shqiptarin

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, pësoi një dëmtim të rëndë në momentin më të mirë të tij, teksa po përflitej për një kalim në kampionatet më të rëndësishme të Europës.

Lojtari 23-vjeçar tani vijon të rikuperohet, por nuk luajti për asnjë minutë me Osijekun në Kroaci. Por megjithatë, këto detaje nuk e kanë shuar interesin e klubeve të huaja për anësorin.

Sipas “IndexHr”, Grezda është kërkuar nga klubi i njohur skocez Rangers, i cili ka gati një ofertë 2.7 mln stërlina dhe trajneri Steven Gerrard e ka piketuar shqiptarin si lojtarin ideal për të zëvendësuar Jamie Murphy.

Nuk dihet sesa i vërtetë është ky lajm, por ndërkohë është e sigurtë se Grezda do të mungojë për Kombëtaren në dy sfidat e shtatorit për Ligën e Kombeve, kundër Izraelit dhe Skocisë.

Të fundit