Flash News

KRYESORE

Klubi dhe tifozët e Nantes bëjnë homazhe për sulmuesin Emiliano Sala

Klubi dhe tifozët e Nantes bëjnë homazhe për sulmuesin

Ekipi i Nanta dhe tifozët e saj kanë bërë homazhe për sulmuesin argjentinas, Emiliano Sala, i cili humbi jetën gjatë një udhëtimi me avion drejt Uellsit, ku ra dhe u mbyt në Kanalin e La Manshit.

Pas fitores 2-0 në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Tuluzës, lojtarët festuan me tifozët, të cilët thërrisnin në kor Sala.

Të tjerë mbanin në duar fanella te cilat kishin të printuar fytyrën e futbollistit.

Kujtojmë se operacionet për gjetjen e trupit të tioj vazhdojnë ende dhe pak ditë më parë, një trup i pajetë është gjetur gjatë inspektimit të fundit të avionit në fund të detit.

Avioni i Emiliano Sala në të cilin ndodhej vetëm sulmuesi dhe piloti, u zhduk nga radarët mbrëmjen e 21 janarit, pikërisht mbi kanalin e La Manshit.

Kërkimet për futbollistin vijuan prej ditësh, për t’u pezulluar më pas nga autoritetet britanike, ndërkohë që familjarët i vijuan ato.

Në kërkimet për gjetjen e avionit dhanë kontributin e tyre 4.500 persona, mes të cilëve kishte edhe një sërë futbollistësh me emër, duke grumbulluar në total 300 mijë euro.

Emiliano Sala la skuadrën e Nantës për të shkuar te Cardiff City, me klubin uellsian që pagoi 17 milionë euro për kartonin e tij.

https://youtu.be/ry9DUQH9S_k

Të fundit