Flash News

KRYESORE

Klubi i futbollit nën hetim, akuzohet për abuzim seksual ndaj të miturve

Klubi i futbollit nën hetim, akuzohet për abuzim seksual ndaj të

Klubi argjentinas ‘Indipendiente Avellanda’ është përfshirë në një skandal abuzimi dhe shfrytëzimi të fëmijëve, ku një 17-vjeçar ka rrëfyer tek një psikologe abuzimet e bëra ndaj tij dhe shokëve.

Skandali u zbulua nga gazetari Gustavo Grabia në programin “No Todo Pasa”, i cili ka rrëfyer se djaloshi ishte pjesë e ekipeve të moshave të ‘Indipendentes’, ndërsa tregoi mënyrën se si 4 bashkëmoshatarë të tjerë, janë përdorur për shërbime të vazhdueshme seksuale.

Sipas 17-vjeçarit, rrjetin e prostitucionit e drejtonte një ish-lojtar i ‘Indipendientes’, me ndihmën e një arbitri që gjykonte ndeshjet e të rinjve.

Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet se kjo skemë prostitucioni mund të jetë përhapur edhe në skuadrat e tjera.

Kujtojmë që një rast i ngjashëm u regjistrua në Angli, ku ish-trajneri Benell, u dënua me 31 vite burg, pasi shfrytëzoi seksualisht 50 futbollist të moshës 12-15 vjeç, nga viti 1979 deri në 1991.

Të fundit