Flash News

KRYESORE

Klubi spanjoll mesazh për Shqipërinë, luan me fanella të dedikuara

Klubi spanjoll mesazh për Shqipërinë, luan me fanella të

Malaga sot luajti në transfertë kundër Numancia dhe bëri një gjest të rrallë nga një skuadër futbolli për Shqipërinë, një vend krejt i vogël për botën. Në momentin kur lojtarët e skuadrës spanjolle po bëheshin gati për të zbritur në fushë, ata u paraqitën befasisht me fanella “Lutuni për Shqipërinë”.

Kuptohet se bëhet fjalë për tërmetin e 26 nëntorit. Në fakt, sot kjo nuk ishte rastësi, sepse me Malagën luajnë dy futbollistët shqiptarë, Keidi Bare dhe Armando Sadiku, të dy pjesë e kombëtares shqiptare. Ata luajtën titullarë.

Malaga e shpërndau këtë në faqen e saj zyrtare në Twitter me mbishkrimin “Sot kemi zbritur në fushë me një mesazh mbështetjeje për të gjithë viktimat në Shqipëri”. Faleminderit, Malaga!

Të fundit