Flash News

KRYESORE

KMSH rinis aktivitetin fetar në të gjitha xhamitë e vendit, masat që duhen marrë

KMSH rinis aktivitetin fetar në të gjitha xhamitë e vendit, masat

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur të rifillojë aktivitetin fetar në të gjitha xhamitë e vendit. Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu në një letër drejtuar të gjitha myftinive në vend, sqaron protokollin e masave që duhen ndjekur.

Reagimi i plotë:

Vendim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në lidhje me rifillimin e aktivitetit fetar në xhamitë e vendit

Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, ka marrë vendim për rifillimin e aktivitetit fetar nëpër xhamitë e të gjithë vendit në bazë të protokollit të mëposhtëm.

Protokolli i masave:

• Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi.

• Marrja e abdesit në shtëpi.

• Mbajtja e maskës dhe e dorezave.

• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.

• Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.

• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.

• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.

• Nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.

• Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj...

• Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta.

• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.

Ngarkohen të gjitha myftinitë për zbatimin e këtyre masave.

Gjithashtu urdhërohen të gjitha myftinitë që të marrin masat e nevojshme për faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër xhami, duke respektuar të njëjtin protokoll.

H. Bujar Spahiu

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Të fundit