Flash News

KRYESORE

Knut Fleckenstein për vendimin e opozitës: Deputetët të vendosin individualisht për mandatet

Knut Fleckenstein për vendimin e opozitës: Deputetët të

Vendimin e opozitës për djegien e mandateve parlamentare e ka komentuar raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, përfaqësues i social-demokratëve gjermanë në këtë institucion.

Nuk është për herë të parë që po përballemi me këtë situatë, që opozita shqiptare të heqë dorë nga puna në parlament. Sipas mendimit tim, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim. Është detyra e opozitës për të ofruar një alternativë ndaj politikës aktuale në Parlament dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë Parlamentit. Në fund të ditës, çdo anëtar i Parlamentit vendos nëse ai ose ajo dëshiron të heqë dorë nga mandati i dhënë nga populli “, ka thënë Fleckenstein, për Abc News.

Në orët e vona pasdites, Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe Zv/Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones shkuan në Kryeministri.

Të fundit