Flash News

KRYESORE

‘Koalicion parazgjedhor’, Fevziu pajton Zhejin me Çilin

‘Koalicion parazgjedhor’, Fevziu pajton Zhejin me Çilin

Blendi Fevziu ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, ku shihen gazetarë e analistët të cilët po drekojnë bashkë. Ata nuk janë të panjohur për publikun pasi i shohim shpesh të ftuar në panelet e televizioneve, e sidomos tani në kohë fushate.

Ajo që bie në sy është “pajtimi” i Çilit me Zhejin, dyshja e cila funksionoi për disa vite në UET dhe në mediat e MAPO-s, që pasoi me një ‘krisje’ dhe me ikjen e Zhejit dhe shkëputjen e  bashkëpunimit me Henri Çilin.

Por Zheji mban ‘kreun’ në tavolinen që me siguri e ka mbledhur Fevziu. Në tavolinë janë gjithashtu Artan Hoxha, Desada Metaj, Mark Marku, Armand Shkullaku  dhe Lorenc Vangjeli.

Të fundit