Flash News

KRYESORE

Koalicionet dhe listat e hapura, flasin aleatët e Bashës: Kjo është pika e vetme që mund të negociohet

Koalicionet dhe listat e hapura, flasin aleatët e Bashës: Kjo

Opozita e bashkuar e sheh me  shqetësim vonimin e rifillimit të punës të Këshillit Politik për cështjen e Reformës Zgjedhore. Në një intervistë për gazetën “Panorama”,  ish-deputetët Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka  thonë se në Kodin Zgjedhor pika e vetme që mund të negociohet është çështja e listave të hapura 100% ose 2/3.

Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, të dy aleatët shprehen se ato nuk do të ndryshojnë. Sipas Ndokës ato janë pika që ndan opozitën institucionale. Sipas këtij të fundit, nëse kryeministri ndryshon në mënyrë të njëanëshme rregullat e lojës, atëherë opozita duhet të dalë dhe të thotë që nuk e njeh kreun e qeverisë si organizator të zgjedhjeve dhe kryeministër.

Ndërsa Mediu shprehet se opozita nuk duhet të bëjë analiza duke menduar racionalisht por në mënyrë irracionale dhe të djathtë e të majtë , brenda opozitës së bashkuar duhet të punojnë për maksimalizimin e votave.

I pyetur nëse kanë menduar ndonjë strategji për t’iu kundërpërgjigjur fjalës së kryeministrit në parlament për të hequr sa më shpejt koalicionet zgjedhore, Ndoka u përgjigj se standartet e zgjedhjeve nuk vendosen nga Rama.

“Standardet e zgjedhjeve nuk vendosen ashtu siç kërkon Edi Rama. Rama nuk ka as moral, asgjë për ta thënë një gjë të tillë, sepse është kapur duke  vjedhur zgjedhjet dhe akoma nuk është ndëshkuar për to. Standarti për zgjedhjet vendoset me konsensus nga të gjithë faktorët politikë dhe nuk mund të vendosen rrregulla çfarë dikton Rama me dredhitë e tij”, tha Noka.

Më tej ai shtoi se pjesa e koalicioneve është një kapitull i mbyllur dhe nuk ka as hapësirën ligjore për ta bërë një gjë të tillë.

Ndërsa kreu  i partisë republikane, Fatmir Mediu thotë se:  ”Unë nuk mendoj se është vetëm formula e koalicionit. Është mënyra e organizimit politik dhe elektoral i çdo sujekti opozitar. Ne kemi një opozitë që fillon nga e majta dhe fillon tek e djathta jashtë qendrës. Ne duhet të shikojmë këtë hapësirë sesi ata do të shkojnë në qendrat e votimit. Nëse angazhimi elektoral i opozitës do të jetë se kush ti marrë votën njëri-tjetrit, nuk do të garantojmë asnjë sukses vetëm se disfatën e opozitës”.

Të fundit