Flash News

KRYESORE

Koalicioni me LSI pengmarrje? Luan Rama: Kryeministrit i lezetoi dhe e kërkoi sërish

Koalicioni me LSI pengmarrje? Luan Rama: Kryeministrit i lezetoi dhe e

Deputeti i LSI, Luan Rama ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se koalicioni me Ilir Metën ishte pengmarrje.

Rama i LSI shkruan se nuk arrin ta besojë një deklaratë tillë pasi ishte vetë kryetari i PS që kërkoi në gjashtë muajt e fundit rinovimin e koalicionit me Ilir Metën.

Reagimi i Luan Ramës:

Nuk dua ta besoj si të thënë nga Edi Rama që "...koalicioni me Metën ishte pengmarrje!"

Sepse, nëse paska qenë kështu, d.m.th i pengmarrë nga LSI-ja, përse kërkoi edhe këto gjashtë muajt e fundit të bënte sërish koalicion me LSI-në?...

Apo ngaqë i lezetoi "pengmarrja?".

Çfarë thotë Çajupi tek "Klubi i Selanikut?":

"- Të paskan lënë mëntë more beu ynë!"

Dhe kush mund të thotë që nuk ka të drejtë Çajupi!...

Politika e vjetëruar e kandidatit 21 vjeçar të LSI: Edi Rama nuk ka skrupuj moral për familjen

Të fundit