Flash News

KRYESORE

Koalicioni me VV-në, Mustafa zbardh porosinë e ambasadorëve

Koalicioni me VV-në, Mustafa zbardh porosinë e ambasadorëve

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka zbardhur porosinë e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it (Amerika, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia) dhe Bashkimi Evropian.

Në një prononcim për indeksionline, Mustafa thotë se faktori ndërkombëtar po insiston që Kosova të krijojë sa më parë institucionet e saj, ndërsa në mbledhjen e Kryesisë së partisë, do të trajtohet çështja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, një ditë pasi VV  i dërgoi presidentit Thaçi mandatarin për kryeministër, Albin Kurtin.

“Ambasadat janë të interesuara, që Kosova të ketë Qeveri dhe për këtë arsye vijnë dhe bisedojnë me ne. Edhe ne jemi të interesuar që sa më shpejt Kosova të bëhet me Qeveri. Po ashtu sot kemi mbledhjen e Kryesisë sot. Do të bisedojmë lidhur me këtë çështje. Do të mundohemi që të gjejmë rrugë për marrëveshje”, është shprehur Mustafa. .

Të fundit