Flash News

KRYESORE

Koalicioni opozitar, Erion Veliaj: Episodi më qesharak në historinë e Shqipërisë

Koalicioni opozitar, Erion Veliaj: Episodi më qesharak në

Episodi më qesharak në historinë e Shqipërisë, kështu e konsideron kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, koalicionin e firmosur dje nga Partia Demokratike dhe aleatët.

Përpara se të hynte në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Soialiste, Veliaj tha: “E shoh ndoshta si episodin më qesharak të historisë së Shqipërisë. Kur të shkruhet do të jetë te pjesa komike e çudirave shqiptare. Konica ka shkruar gjatë, 100 vite kalojnë dhe prapë Konica do të kishte material për të shkruar.”

Për Veliaj është morale dhe ligjore që Partia Socialiste të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, edhe nëse opozita nuk merr pjesë.

“Të thuash që nuk do të bëj detyrën time se diskush tjetër dështoi në mënyrën më qesharake të bëjë detyrën e vet do të ishte imorale. Gjëja më e moralshme është që secili të paraqitet në detyrën që ka marrë përsipër. Nuk e lë qytetin pa pastruar se dikush tjetër ka frikë që humbet”, u shpreh ai.

Të fundit