Flash News

KRYESORE

Koalicioni PS-LSI, Meta: Nuk ka pasur asnjëherë ftesë serioze

Koalicioni PS-LSI, Meta: Nuk ka pasur asnjëherë ftesë serioze

I ftuar në studion e Eni Vasilit, Ilri Meta ka folur edhe mbi një koalicion të mundshëm mes PS  dhe LSI-së.Nuk ka pasur asnjëherë një ftesë serioze dhe asnjëherë asnjë refuzim nga ana e LSI për koalicion me PS­-në ka thënë Meta.

Fjala e plotë:

“S’ka pasur asnjherë një ftesë serioze. Mund të ketë pasur në takime të tilla që i bëjmë 71 pa LSI edhe me PDIU por bëjnë mirë të vijnë dhe ata. Më shumë ka pasur ngacmime jo ftesa serioze. LSI ka qenë tepër korrekte në këtë koalicion dhe LSI ka qenë e qartë që do të shprehhet për koalciion pasi të përfundonte përiudha e këtij mandati dhe reforma zgjedhore, pra pasi të përcaktoheshin rregullat e lojës, dhe natyrisht ka qenë e hapur që të bëhej edhe një bilanc i qeverisë në këto 4 vjet për të rikonfirmuar një koalicion të ri që ajo asnjëherë nuk e ka përjashtuar. Nuk u bë për shkak të atyre zhvillimeve dhe askush nuk duhet të ankohet”, tha Meta.

Të fundit