Flash News

KRYESORE

Koço Kokdhima: Bashkohu me protestën e Shkozës, nesër mund të jesh ti i kërcënuari

 Përveç Partisë Demokratike e cila reagoi për problemin e banorëve të Shkozës Koço Kokdhima gjithashtu u solidarizua me shqetësimin e tyre. Ai fton të gjithë qytetarët e Tiranës, nëpërmjet një postimi në Twitter, që të bashkohen për tu solidarizuar me protestën e tyre.

 “ZGJIDHJA fton çdo qytetar të Tiranës që të solidarizohet me protestën e banorëve të Shkozës. Jo represionit qeveritar! Nesër do të jesh ti i kërcënuar!”, shkruan Kokdhima.

 Ndërkohë ditën e nesërme do të ketë një tjetër protestë por këtë radhë përballë selisë së qeverisë shqiptare. Banorët premtojnë se do ti shkojnë deri në fund betejës për të mbrojtur banesat e tyre.

 

Të fundit