Flash News

KRYESORE

Koço Kokëdhima: Këta të dy më dëbuan nga PS

Koço Kokëdhima: Këta të dy më dëbuan nga PS

Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja” i ftuar në emisionin  “Studio e Hapur” ka folur për herë të parë për largimin e tij nga Partia Socialiste. Kokëdhima tregon se ata që e nxorën jashtë partisë janë dy, Rama dhe Ruçi.  Shton se ky largim, u bë pa asnjë vendim dhe pa procesverbal. Kokëdhima thotë se largimi i tij nga PS ndodhi për shkak se “aty nuk pranohej mendimi ndryshe”. Nisur nga kjo situatë, Kokëdhima thotë se krijoi lëvizjen “Zgjidhja”, dhe shton se me këtë parti të re do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme, të lira e të ndershme, me synimin për t’i fituar ato. “Edi Rama dhe Gramoz Ruçi na nxorën jashtë partisë. Në asamblenë e Partisë më shkarkuan nga gjithë funksionet pa asnjë vendim, pa asnjë procesverbal. Ata nuk e pranonin dot as mendimin ndryshe, dhe as reagimin brenda partisë. Dhe këtë nuk e bënë vetëm me mua. Sa anëtarë të PS larguan nga asambleja, sa të tjerë pushuan nga puna. Pse? Sepse këta mendonin ndryshe. Ne kërkonim që të pranohej platforma jonë në parti, dhe të debatohej. Por ata na larguan”, tha Kokëdhima.

 Teksa komenton procesin e 25 qershorit, Koço Kokëdhima, thotë se ato ishin zgjedhje të molepsura. Ai thekson se zgjidhja do të marrë pjesë në zgjedhje të lira e të ndershme, dhe synon t’i fitojë ato.

“Zgjidhja është një parti shumë e re, e krijuar në pranverë të këtij viti, dhe nuk kishte asnjë hapësirë dhe asnjë kusht Shqipëria për zgjedhje të lira e të ndershme në 25 qershor. Ato ishin zgjedhje të molepsuara si të 1996 , apo zgjedhje të tjera në Shqipërinë, por vetëm se ishin në forma të modernizuara, dhe të molepsura. Në duan të reformojmë zgjedhjet, dhe të hyjmë në zgjedhje të ndershme e të lira. ‘Zgjidhja’ ka 20 mijë anëtarë. Zgjidhja nuk është një parti që do t’i shërbejë kryetarit të saj. Nuk do jetë partia ime personale, as e familjes apo fisit tim, as e miqve apo klanit tim, por do jetë e qytetarëve të thjeshtë”, u shpreh Koço Kokëdhima.

 

Të fundit