Flash News

KRYESORE

Kodheli e prerë: Tarifa e "Rrugës së Kombit" të jetë zero! Mënyra ishte e gabuar

Kodheli e prerë: Tarifa e "Rrugës së Kombit" të

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e ftuar në “News 24” u shpreh e prerë sa i takon qëndrimit të saj se tarifa e “Rrugës së Kombit” duhet të rishikohet.

Kodheli, si deputete e këtij qarku, theksoi se banorët që janë afër zonave ku është vendosur trau, nuk duhet të paguajnë fare.

“Nuk duhet të paguajnë kaq kuksianët... tarifa mund të jenë dhe 100 lekë. Përtej gjithë kalkulimeve që unë nuk i di, flas bazuar në atë çka kam marrë në bisedat me ta dhe nga ajo që unë kuptoj nga aritmetika; Ka shumë arsye se përse tarifa duhet ridiskutuar dhe rishikuar. Në mënyrë absolute nuk duhet të jetë 5 euro.

Unë kam folur me ministrat respektivë, Ahmetajn dhe Gjiknurin. Ka një përllogaritje të gjësë që  mund të dali dhe 5 euro. Ka arsye të rishpërndarjes. Duhet paguar një tarifë më e lartë. Jam për këtë lloj rishpërndarje. Pa dyshim që duhet të afektohet shifra në fund të ditës, ashtu siç e afektuan dhe patëm reagimet që patëm”, u shpreh Kodheli.

Ndërsa për banorët që kanë të afërmit pranë në dy anët e traut, u shpreh, "Kam thënë që nuk duhet të paguajnë, duhet të jetë 0 tarifa. Tarifa dhe mënyra si u shkua deri atje është e gabuar. Edhe sikur kjo të ishte e drejtë; edhe sikur kjo t’i vihet Tiranës dhe Durrësit, njerëzit duhen sqaruar".

Të fundit