Flash News

KRYESORE

Kodheli mbështet kërkesën e PD: Hetim për dosjen ‘184’, përfshirë Ramën dhe Gjiknurin

Kodheli mbështet kërkesën e PD: Hetim për dosjen

Ish-ministrja e Mbrojtjes në qeverinë “Rama 1”, Mimi Kodheli  kërkon hetim për vjedhjen e votave në zgjedhjet vendore në Dibër në 2016-ën dhe ato të përgjitshme në 2017-ën. Duke komentuar dy kërkesat e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për ndëshkimin e politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet dhe atyre që kanë bashkëpunuar me krimin, Mimi Kodheli, thotë se PS duhet të ftojë prokurorinë t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Ne pergjimet e dosjes 184, qe u publikuan nga Bild, doli emri i kryeministrit Edi Rama, ish-ministrave: Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri; deputeteve: Ulsi Manja dhe Qemal Minxhozi.

Kodheli madje shpreh gatishmërinë për t’u ulur në tryezë dialogu me opozitën për të gjitha problemet zgjedhore, por pa vënë kushte. “Situata politike në Shqipëri vazhdon të mbetet e nderë. PS do të ftonte prokurorinë dhe duhet ta bëjë këtë për t’i shkuar deri në fund të gjitha denoncimeve. Hajde të hapim të gjitha kutitë, për çdo gjë. Ka shumë kuti që kanë përfunduar në lumin Erzen. Po ti hyjmë historisë së zgjedhjeve shqiptare ka ngjarje shumë të rënda. Hajde ta bëjmë bashkërisht ndryshe.

A duhet të bëjmë një katarsis dhe të ndryshojmë të gjitha sistemet që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në proceset zgjedhore hajde ta bëjmë bashkë. Jam dakord të ulemi në tryezë kurdo që opozita do të jetë e gatshme ta bëjë këtë pa vënë kushte. Nëse vë kushte, historia është një tjetër”, tha Kodheli në një intervistë televizive.

Ditët e fundit diplomatët ndëkrombëtarë, edhe pak ditë para 30 qershorit dhe pas, kanë bërë thirrje të hetohen akuzat për vjedhje të votave.

Të fundit