Flash News

KRYESORE

Kodheli: Ministri i Punëve të Jashtme e ka emrin Edi Rama

Kodheli: Ministri i Punëve të Jashtme e ka emrin Edi Rama

"Ministri i Punëve të Jashtme  e ka emrin Edi Rama.” Kështu ka deklaruar sot në emisionin Top Talk, Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë.

E pyetur nga gazetari Denis Dyrnaja nëse ministri në detyrë për punët e jashtme e ka kryer si duhet detyrën, Kodheli ka ‘shpërfillur’ Cakajn, duke theksuar se këtë detyrë më së miri e ka kryer kryeministri.

“Ministri i Punëve të Jashtme  e ka emrin Edi Rama. Ai është atraktiv dhe këtë e ka shfaqur në takimet me Merkel, Macron, pasi i ka kryer si duhet detyrat. Ne të tjerët apo pozicioni im që e përfaqëson vendin në arenën e jashtme jemi thjesht plotësues.”

Kodheli tha gjithashtu se Shqipëria nuk njihet sa duhet në arenën ndërkomëtare, duke akuzuar indirekt se disa njerëz gëzohen për mos hapjen e negociatave.

“Qeveria nuk është në një pozicion komod. Ata që fërkojnë barkun për mos hapjen e negociatave nuk e duan këtë vend. Besoj që qeveria do të bëjë një analizë. A njihet Shqipëria aq sa duhet? Jo. Ndaj Shqipëria duhet të njihet për meritat, përpjekjet që bën për tu integruar në BE”-tha Kodheli.

Të fundit