KRYESORE

Kodi i ri/ Ku ndryshojnë propozimet e PS dhe Hajdarit, Kume: Me variantin e socialistëve kandidati s’fiton mandat me votat parapëlqyese   

Kodi i ri/ Ku ndryshojnë propozimet e PS dhe Hajdarit, Kume: Me variantin e

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik Rudina Hajdari ka propozuar së fundmi një draft konkret për hapjen e listave 100 %, ruajtjen e kuotës gjinore 30 % dhe mënyrës së shpërndarjes së mandateve.

Ndërkohë, para saj, PS propozon hapje listash 100% me një tjetër formulë, që renditja e kandidatëve të vendoset nga forca politike dhe për të ndryshuar këtë renditje kandidati duhet të marrë një numër votash parapëlqyese më të madh, se mesatarja e votave të partisë në zonë ku ata votojnë.

Kur ku dallojnë në thelb këto dy propozime?

Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume ka analizuar për Politiko.al se çfarë ofrojnë konkretisht këto dy drafte mbi Kodin Zgjedhor si implementim i ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut.

Sipas Kumes, këto dy propozime dallojnë nga njëra-tjetra për ndryshimin e radhitjes së kandidatëve në listë mbështetur në votat parapëlqyese të dhëna nga zgjedhësit për ta.

Në të dyja propozimet listat të hapen, por këto dy formula ndryshojnë nga njëra-tjetri nga rruga që ndjekin, për ndryshimin e radhitjes së kandidatëve në listë mbështetur në votat parapëlqyese të dhëna nga zgjedhësit për ta.

PS në propozimin e saj parashikon që një kandidat mund të marrë mandatin mbështetur në votat parapëlqyese që ai ka fituar vetëm në rast se numri i këtyre votave është të paktën një votë më shumë se mesatarja e votave per nje mandat deputeti ne zonen perkatese zgjedhore.

Propozimi i Hajdarit parashikon që pas numërimit të votave parapëlqyese të gjithë kandidatëve të listës të rirenditen mbështetur në numrin e votave që ka marrë secili prej tyre.

Ndërkohë, lidhur me kuotën gjinore në propozimin e Hajdarit i kushtohet vëmendje edhe kësaj kërkese. Kjo është e mirërregulluar në propozim.

Propozimi i PS e bën të vështirë në kufijtë e pamundësisë që një kandidat të fitojë mandat vetëm si pasojë e votave parapëlqyese që ai i fiton. Kjo sepse ai vendoset ne " gare" me vet subjektin politik qe e ka mandatuar.

Kurse në variantin e Rudina Hajdarit procedura është fare e thjeshtë dhe mbështetet mbi faktin se cili është vullneti i zgjedhësve për të parë në kuvendin e Shqipërisë si deputetë kandidatë të listës së hartuar nga partia politike përkatëse”, u shpreh Kume

Shembull nga PS dhe drafti i Hajdarit

Kume i referohet një shembulli konkret për të thjeshtësuar situatën në fjalë.

Nëse partia politike në një njësi zgjedhore të caktuar fiton 30 mijë vota dhe me këto vota sipas llogaritjeve që bëhen i takojnë 3 mandate, që e një kandidat të mund të ndryshojë në renditje, pra të ngjitet në vendin e tretë, ose tre vendet e para i duhet të marrë vota parapëlqyese 10 mijë e 1 vota.

Lista është e hapur por produkti përfundimtar nuk çon atë që synon të realizojë hapja e listave ose mundësitë janë shumë të vogla, kurse varianti i Hajdarit e realizon 100%”, thotë ish-kreu i KQZ-së.

“Renditja sipas rendit alfabetik nuk ka asnjë efekt”

Kristaq Kume analizon më tej propozimin e PS se partia politike përfundon procesin me zgjedhjen e kandidatëve më të cilët ajo hyn në garë, kurse në rastin tjetër ai ndalet në dy dy momente.

Kam dëgjuar argumente me faktin se lista e kandidatëve dhe renditja si vullnet i partise politike nuk mund të ndryshohet në mënyrë esenciale nga vullneti i zgjedhësve, kjo sepse në fund të fundit është partia politike ajo e cila synon dhe kërkon të marrë pushtetin dhe për pasojë vendimmarrja e saj duhet të jetë mirëkonsiderueshme dhe jo tërësisht vunerabël sic e bën propozimi i Hajdarit.

Për mendimin tim, partia politike përfundon procesin me zgjedhjen e kandidatëve më të cilët ajo hyn në garë.

Për partinë politike kandidatët duhet të jenë të gjithë njësoj të vlefshëm dhe të rëndësishëm, që do të thotë se pra cdo ndryshim në renditjen e tyre nuk ka si pasojë të saj kundërvënien ndaj vullnetit të partisë ose mënyrës si ajo i qaset garës.

Ndërkohë te propozimi i Hajdarit ka dy momente që duhet të rishikohen:

I pari ka të bëjë me renditjen e kandidatëve në listë sipas rendit alfabetik, duke patur parasysh mënyrën se si propozohet të renditen kandidatë pas procesit zgjedhor, renditja sipas rendit alfabetik nuk ka asnjë efekt.

E dyta, duhet të bëhet kujdes në rastin e zonës zgjedhore ku garon kreu i partisë politike, mandati i tij nuk duhet te afektohet nga votat parapelqyese.

Ka të bëjë me arsyetimin se ne rastin kur rirenditja e kandidateve do te behet mbeshtetur ne numrin e votave parapelqyese qe do te marrrë secili prej tyre, krijon kushte ne favor te "te forteve" dhe mund te sjellë ne kuvend persona problematik, nuk qendron. Lista e kandideve hartohet dhe miratohet nga partia... votuesi jep voten e tij parapelqyese vetem per keta kandidate. Ne se partia ne listen e kandidateve fut "te fortet", "problematiket" etj .. pergjegjesia eshte e saj dhe vetem e saj..dhe ne asnje rast e votimin me lista te hapura.

Nëse subjekti zgjedhor në njësinë ku garon kryetar fiton një mandat të vetëm, ai mandat duhet të shkojë për kreun e partisë pavarësisht se sa vota parapelyese merr në krahasim me kandidatë tjerë të listës.

Kjo sepse sistemi zgjedhor që ne kemi është proporcional, që do të thotë se në garë hyjnë partitë politike dhe përfaqësohen nga kreu i tyre, pra cdo votë e partisë politike ka sens të numërohet si vote e kryetari”, sqaron Kume duke shtuar se kjo është edhe mënyra se si zbatohen listat e hapura në rastin e Kosovës.

Ditari politik

Të fundit