Flash News

KRYESORE

Kodi zgjedhor me ‘opozitën e re’? Bylykbashi parashikon pasojat për vendin

Kodi zgjedhor me ‘opozitën e re’? Bylykbashi parashikon pasojat

Bashkëkryetari i Komisionit Zgjedhor, Oerd Bylykbashi, i cilëson qesharake tentativat e mazhorancës për miratimin e kodit zgjedhor në bashkëpunim me ‘opozitën e re’. Për të, ndryshimet në këtë fazë pa opozitën në mënyrë të njëanshme do të hidhnin në erë çdo lloj besimi në procesin zgjedhor.

“Thirrja e zotit Rama është sa qesharake aq edhe shqetësuese për të kuptuar se ku po degradon koncepti i zotit Rama për qeverisjen. Është e gjithëpranuar se kodi zgjedhor nuk mund të ndryshohet përtej një afati të caktuar përpara datës së zgjedhjeve dhe ky afat ka kaluar prej kohësh.

"Ndryshimet në këtë fazë do të çonin në një kaos procesin zgjedhor dhe më pas çdo paudhësi nga ato që planifikon Rama si shitblerja e votës, kontrolli i votës nëpërmjet administratës publike, presionit etj do të fshihej pas disa parregullësive të një natyre teknike sepse ligji ndryshoi shumë vonë. Në çdo rast do të ishte një ndryshim i papranueshëm politikisht, do të hidhte në erë çdo lloj besimi në procesin zgjedhor ndryshimi i kodit në mënyrë të njëanshme”, deklaroi ai për ‘Ora News’.

Bylykbashi ka një përgjigje për ndërkombëtarët kritik me qëndrimin e Partisë Demokratike, duke iu përmendur atyre problemet e evidentuara në raportin e  OSBE-ODIHR.

“Në këtë bibël, raporti i ODIHR është ai që përcakton se kush janë problemet e zgjedhjeve. Problemi i zgjedhjeve është shitblerja e votës, rekomandimi numër dy, prioritar. Por problem më i rëndë, më i madh dhe i shtrirë është ai që vë në pah më pas shitblerjen e votës, është kontrolli dhe kapja masive e votës nëpërmjet kontrollit të shtetit.

Partia Demokratike ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, nëqoftëse nuk arrihet objektivi për qeveri tranzitore.

Të fundit