Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kodi Zgjedhor, Opozita e Bashkuar kërkon nesër mbledhjen e Këshillit Politik
Opozita e Bashkuar ka kërkuar nesër mbledhje e Këshillit Politik, për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese të Kodit Zgjedhor.
Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë kërkuar që kjo mbledhje të zhvillohet nesër në mesditë.
“Te nderuar kolege, Në vijim të mbledhjes së ditës së premte, dt. 18.09.2020, kërkojmë mbledhjen e Këshillit Politik për nesër, e martë dt. 22.09.2020, për në ora 12.00”, njoftojnë bashkëkryetarët e PD dhe LSI në Këshillin Politik.
Kujtojmë se të premten, në 18 shtator opozita e bashkuar dhe mazhoranca nuk arritën dakordësinë për listat e hapura 100% dhe koalicionet parazgjedhore.
Kujtojmë se opozita jashtëparlamentare insiston ekspertizën e OSBE për çështjet që nuk ka dakordësi, pasi sipas tyre shumica kërkon të bëjë ndryshime të njëanshme, ndërsa PS e përfaqësuar nga Damian Gjiknuri deklaron se PD-LSI kërkon të krijojë një krizë artificiale.
Deri tani, PS ka paraqitur një draft me 7 pika për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Në këtë dokument listat e deputetëve mbeten thuajse mbi 90% të mbyllura dhe të paracaktuara nga kryetarët e partive, pragu zgjedhor do të jetë 3% në rang kombëtar, kurse koalicionet do të paraqiten si një subjekt zgjedhor i vetëm, pra me një listë kandidatësh për deputetë.
Edhe Rudina Hajdari propozon hapjen e listave 100% jo vetëm në cilësinë e të drejtës së zgjedhësit për të shprehur thjesht pëlqimin e tij, por mbi të gjitha duke i dhënë atij 100% fuqinë që të vendosë se kush do të jetë përfaqësuesi i tij në Kuvend. Renditja e kandidatëve të mos bëhet më sipas rendit numerik por sipas rendit alfabetik.